4.5 C
Tirana
27 / 12 / 2024

Notre-Dame, rikthimi i simbolit të Francës


700 milion euro rikthejnë monumentin simbol të Francës

Katedralja Notre-Dame, një prej thesareve më të rëndësishëm të arkitekturës gotike në botë, u rihap në 7 dhjetor, pas më shumë se pesë vite nga koha kur zjarri shkatërrues goditi këtë simbol të Parisit, në prill 2019.
Restaurimi, i cili është kryer me kujdes të jashtëzakonshëm ndaj çdo detaji ka ruajtur shumë nga elementet origjinale të katedrales, ndërsa ka integruar gjithashtu teknologji moderne për të siguruar mbrojtje më të madhe ndaj rreziqeve të mundshme. Gjithçka është realizuar nga 250 kompani dhe artizanë që kanë punuar
me përkushtim dhe profesionalizëm.
Ky rindërtim është një dëshmi e ruajtjes së këtij monument të rëndësishëm, duke kombinuar trashëgiminë historike me nevojat e sigurisë dhe mbrojtjes moderne. Pas pesë vitesh pune intensive, të cilat kanë kushtuar rreth 700 milion euro, Notre Dame
do të rikthehet për adhuruesit, turistët dhe vizitorët, duke përmbushur premtimin për t’u restauruar në mënyrë të besueshme dhe autentike. Një pjesë e rëndësishme e restaurimit përfshin rikthimin e stilit gotik të origjinës, duke përfshirë riparimin e kulmit
të famshëm dhe restaurimin e dritareve të vitrazhit që pasqyrojnë histori dhe art të jashtëzakonshëm. Ndërkohë, disa elemente moderne janë shtuar, si përmirësimi i sigurisë dhe integrimi i materialeve bashkëkohore për të siguruar që katedralja të
jetë më e mbrojtur ndaj rreziqeve.
Rihapja e Notre Dame është një moment i rëndësishëm për Parisin dhe Francën, si dhe një simbol i rinovimit dhe shpresës pas një tragjedie si ajo e djegies së 15 prillit të vitit 2019, kur çatia e katedrales gotike 850-vjeçare u shemb, por struktura kryesore, duke përfshirë dy kullat e kambanave, u shpëtua.
Mbrëmja e 15 prillit 2019, na kujton pamjet e Katedrales së Parisit e cila po digjej me flakë që kishin marrë përmasa të jashtëzakonshme. Një nga fragmentet e çatisë së katedrales, struktura e të cilës kishte qenë e dëmtuar dhe po i bëhej restaurim u shkatërrua tërësisht. Për më shumë se 15 orë, rreth 600 zjarrfikës luftuan me flakët
dhe arritën ta shpëtojnë nga dëmi tërësor. Por në tërësi ky monument, i dyti për nga vlera në Francë, u dëmtua nga tymi dhe pluhuri. Solidariteti njerëzor arriti shifra që tejkalonin nevojën për restaurim, u dhuruan mbi 840 milion euro.
Pas diskutimeve të shumta për ta restauruar me frymë të re moderniste apo do të riprodhohej me shumë kujdes njësoj si ishte duke ruajtur stilin gotik dhe ndryshimet që kish patur nga arkitekti Eugène Viollet-le-Duc në shek. XIX, u vendos që të rindërtohej tërësisht siç ishte.
Pesë vjet më parë askush se mendonte se do të arrihej të realizohej kaq shpejt. Por sot kemi provën që jo vetëm ishte e mundur, por do të jetë edhe më e bukur dhe më e sigurtë.

Simboli i Francës – Notre Dame dhe disa fakte rreth saj


Katedralja vizitohet nga pothuajse 13 milionë njerëz çdo vit, më shumë se Kulla Eiffel.
Asnjë vepër tjetër nuk përfaqëson Francën ashtu si Notre Dame. “Konkurrenti” i saj si simbol kombëtar është Kulla Eiffel, e cila është vetëm pak më shumë se një shekull e vjetër. Notre Dame u ndërtua në Paris rreth vitit 1200.
Është monumenti që i ka dhënë emrin një prej kryeveprave letrare “Katedralja e Parisit” e shkrimtarit francez Victor Hugo.
Për herë të fundit katedralja kish pësuar dëmtime të mëdha gjatë Revolucionit Francez. Ajo u mbijetoi dy luftërave botërore kryesisht pa dëmtime. Ndaj djegia e saj 5 vjet më parë i tronditi të gjithë, jo vetëm francezët por mbarë opinioni botëror.
Është monument i Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s dhe mbrohet prej saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x