23.5 C
Tirana
27 / 07 / 2024

Noka: Do bëjmë gjithçka që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike, me këtë kryeministër s’mund…!

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka në një deklaratë të dhënë për mediat, u shpreh se grupi i opozitës së bashkuar po punon cdo ditë ne terren me qytetarët, për të drejtuar këtë energji, që Shqipëria të shkojë në zgjedhje me një qeveri teknike dhe jo armike të votës.

Ai shtoi se gjëja e parë që duhet të ndodhë në vend është McGonigali shqiptar (Edi Rama), të largohet dhe t’i hapë rrugën një qeverie  të qytetarëve dhe më pas t’i hapet rruga integrimit të Shqipërisë në BE.

Noka: Do jemi çdo ditë në kontakt me njerëzit  të gjitha shtresave për të drejtuar gjithë këtë energji njerëzore dhe për ti dhënë mundësi çlirimin kësaj energjie, që Shqipëria të shkojë në zgjedhje të lira dhe demokratike me në qeveri teknike dhe jo një qeveri armike të votës.

Pas datës 16 shkurt, sidomos pas datës 20, shqiptarët nuk mund të pranojnë kryeministër McGonigalin.

Në Shqipëri hapi i parë që duhet të ndodhë është që McGonigali shqiptar të largohet dhe të hapë rrugën e një qeverie të qytetarëve dhe më pas për t’i hapur rrugës integrimit të Shqipërisë në BE.

Pika e 3 e rendit të ditës, ishte hapja e procesit, për riorganizim dhe zgjedhje në 20 degë, të cilat kryetarët kishin dhënë dorëheqje.

Për përfshirjen e deputeteve të tjerë, ne kemi marrë vendim që para protestës që të gjithë deputetët do të jenë me grupet e punës sipas qarqeve.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x