Funerali i Mbretëreshës Elizabeth II do të zhvillohet sot në Westminster Abbey para se Madhëria e saj të prehet së bashku me bashkëshortin e saj të ndjerë, Princin Philip, në kishëzën e St George në Windsor.
Londra pritet të jetë më plot se kurrë, ndërsa qindra mijëra dashamirës kanë zbarkuar në kryeqytet për të parë procesionet të shpalosen gjatë gjithë ditës historike të zisë.
Arkivoli i Mbretëreshës, i cili ka qëndruar më ditë të tëra për tu parë nga publiku, gjatë javës së kaluar, do të transportohet në një procesion në Westminster Abbey në orën 10:44 para se të fillojë Funerali Shtetëror në orën 11:00.
Arkivoli do të transportohet më pas nga Karroca Shtetërore e cila ka qenë në kujdesin e Marinës Mbretërore që nga viti 1901, kur u hoq nga shërbimi aktiv për funeralin e Mbretëreshës Viktoria. Që atëherë, karroca është përdorur për funeralet e Mbretit Edward VII në 1910 dhe Mbretit George V në 1936, Mbretit George VI në 1952, Sir Winston Churchill në 1965 dhe Lord Mountbatten në 1979.
Me nisjen e funeralit nga ora 11:00, Kryepeshkopi i Canterbury-t, i do të mbajë një deklaratë.
Procesioni, të cilin shumë njerëz nuk do ta kenë parë kurrë më parë, do të fillojë në orën 12:15, ku arkivoli do të pasohet nga Mbreti Charles dhe Familja Mbretërore. Të shtëna armësh do të bëhen çdo minutë në Hyde Park dhe Big Ben gjatë procesioni.
Përgjatë të gjithë pasdites deri në orën 19 e 30, Arkivoli i Mbretëreshës do të udhëtojë nëpër Londër në një distancë prej 32 kilometrash dhe të gjitha rrugët që do të përshkojë kortezhi mortor, do të ketë barriera. Kjo pasi, anash pritet të mblidhen mijëra njerëz.
Pas të përfundoi edhe ky proces, do të ketë një shërbim privat, jo televiziv në orën 19:30 për Mbretin dhe anëtarët e Familjes Mbretërore ku Madhëria e saj do të varroset së bashku me bashkëshortin e saj Princin Philip në kizhzën e Mbretit George VI.