20.5 C
Tirana
27 / 04 / 2026

Një person i vrarë në Lezhë, 42-vjeçari ekzekutohet para një marketi

Një vrasje raportohet të ketë ndodhur mesditën e së mërkurës në fshatin Balldre, në Lezhë.

Viktima është qëlluar me armë në hyrje të një dyqani në rrugën nacionale Shkodër-Lezhë. Dyshohet se ngjarja është për motive hakmarrje.

Paraprakisht dyshohet se nga të shtënat me armë ka mbetur i vdekur një person, i identifikuar si Nikolin Lekstakaj.

Ai është vrarë nga persona ende të paidentifikuar teksa po futej në një market në Balldrem. Banorët kanë dëgjuar xhirime të forta të një automjeti në momentin që ndodhi ngjarja.

Policia është nisur drejt vendit të ngjarjes, ndërsa ende nuk dihen detaje të tjera.

Më datë 19.07.2023, rreth orës 18:30, në Balldre, Lezhë, në rrethana ende të paqarta është vrarë me armë zjarri shtetasi N. M (L), rreth 42 vjeç.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe kanë bërë rrethimin e zonës, janë ngritur pika kontrolli e vijon krehja e zonës për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po vijon punën për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Lezhë/Informacion paraprak

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x