Nga Eduard Zaloshnja
Në sondazhin e prezantuar mbrëmë për Qarkun Tiranë në Report TV, Instituto Piepoli (më i njohuri për sondazhet në Itali – https://www.istitutopiepoli.it/en/ ), e paraqiti me intervale ndarjen e mandateve parlamentare për secilën parti. Kështu për shembull, duke aplikuar marzhin e gabimit statistikor të sondazhit (i pranishëm në çdo sondazh opinioni), Piepoli raportoi një interval prej 17-19 mandatesh për PS-në, nëse votohet sot në Qarkun Tiranë.
Ndërkohë, teoria e probabilitetit na tregon se gjasat më të mëdha janë që rezultati të jetë diku në mes të intervalit të mësipërm. Më thjeshtë, nëse votohet sot në Qarkun Tiranë, gjasat janë që PS-ja të marrë 18 mandate. Duke përdorur të njëjtën logjikë probabilstike, gjasat janë që PD-ja do të merrte sot 13 mandate, partitë e reja 6 mandate, dhe të tjerat zero (shihni tabelën e mëposhtme).
Krahasuar me zgjedhjet e 2021-shit, PS-ja do të ruante sot mandatet e atëhershme, PD-ja do të humbte 2 mandate, partitë e vogla të vjetra do të humbnin 3 mandate, ndërsa partitë e reja do të merrnin humbjet e partive të mësipërme plus mandatin shtesë që u transferua nga Korça në Tiranë.
Të shohim sesi do të ndryshojë prirja e votuesve tiranas nga muaji në muaj, deri më 11 maj…

- Avioni që nuk arriti nga Beogradi në Moskë: A tentoi të arratiset në Rusi Aleksandar Vulin, njeriu më i afërt i Vuçiqit? - 03/11/2026
- CNN: Trump pranon privatisht se rezultatet e zgjedhjeve mund të jenë skenari më i keq për Partinë Republikane! - 03/11/2026
- Champions/ Nuk ka mëshirë për spanjollët, PSG turpëron Villarrealin, Bayerni mposht Atleticon në shtëpi, Manchester United përmbys Romën nga 0-2 në 3-2 - 03/11/2026