“NJË DASMË E HATASHME”. Komedia e shumëpritur nga publiku vjen në GJIROKASTËR në datat:
2️⃣1️⃣ , 2️⃣2️⃣ MAJ
⏰ 1️⃣9️⃣ : 0️⃣0️⃣
📍Teatri Zihni Sako, Gjirokastër
“NJË DASMË E HATASHME” me Julian Dedën, Fatma Haxhialiu, Ermira Hysaj, Marjana Kondi, Denisa Demaj dhe Engjëll Hoxha.
I zoti dasmës Kiço Londo
Komedi tipike britanike që përfshin një numër të pafund përplasjesh me shpejtësinë e dritës. Në mëngjesin e dasmës së tij, dhëndri zgjohet në suitën e hotelit me një vajzë të panjohur, e cila rezulton të jetë e dashura e re e shokut të ngushtë. Dhëndri dhe shoku që është dhe kumbari (duke mos ditur kush është vajza) e kalojnë aktin e parë duke u përpjekur të fshehin situatën nga nusja dhe të përdorin shërbyesen e dhomave. Situata bëhet më e ndërlikuar pasi zbulohet identiteti i vajzës dhe i shërbëtores. Shoku i ngushtë, nusja dhe nëna e nuses fillojnë të bashkojnë të gjithav pjesët.Gjithçka funksionon në fund por jo pa dhimbje.

