Me një status në rrjetin social facebook, gazetarja Blerina Moka ka kujtuar me nostalgji fëmijërinë e brezit të saj. Shkruar me emocion dhe bazuar në të vërtetat e kohës, statusi i saj është komentuar dhe ka marrë shumë pëlqime. Më poshtë postimi i plotë i gazetares Moka:
Brezi që shkonte në shkollë dhe kthehej nga shkolla në këmbë.
Një brez që i bënte vetë detyrat për të dalë në rrugë sa më shpejt për të luajtur.
– Një brez në të cilin djemtë luanin futboll me porta te sajuara me gurë ndërsa vajzat me kërcim litari apo rruvizash.
– Një brez që e kalonte gjithë kohën e lirë në rrugë.
– Një brez që luante kukafshehti derisa bëhej natë.
– Një brez që bënte deri edhe zinxhirë letre me duart e veta për të zbukuruar festat.
– Një brez që mblidhte fotografi, bente fjalore me dorë dhe mbante fletore kujtimesh ne shkollë.
– Ne jemi brezi që e pa babin të rregullonte televizorin madje edhe brezi qe e ndihmonte të rregullonte antenën.
– Një brez që kishte prindër, jo të moshuar.
– Një brez që qeshte me zë të ulët para se të flinte, që prindërit tanë të mos e dinin se ne jemi ende zgjuar.
– Një brez që pinin nga e njëjta shishe dhe jepnin një kafshatë nga ushqimet e tyre të shkollës.
– Brezi që linte lojën dhe futej në shtëpi sapo bëhej natë.
– Një brez që shkonte tek miku e shoku edhe pa paralajmërim edhe pse bëheshin deri në 10 në një grup.
– Një brez që takohej çdo ditë në një vend të caktuar pa celularë.
– Një brez autoriteti i të cilit ishin prindërit, si të tyret ashtu edhe të miqve.
– Një brez që përshëndeste të gjithë kalimthi kur hipte në autobus dhe ndihmonte të moshuarit.
– Një brez që ngjitej në një pemë dhe mblidhte fshehurazi pemë frutore që rriteshin edhe në shtepitë e komshinjve.
– Një brez që kujdesej për ndjenjat, jo për paratë apo makinat.
– Një brez që kishte mësuar të përballojnte në çdo kohë dhe në çdo rrethanë gjithçka me forcën e vet.
– Një brez që nuk mund të manipulohej kollaj në përditshmërinë e tij (jo politike).
– Një brez i mësuar të donte vendin e tij.
– Një brez që lexonte libra, pranë një llambe nën një batanije…
– Një brez ku djemtë ju drejtoheshin vajzave gjithë edukatë: – O goce a ka mundësi një minutë
– Një brez që kaloi dhe për fat të keq nuk do të kthehet më!!
– Një brez i varfer që nuk kishte asgjë, por kishte gjithçka!