Mbrëmjen e sotme mbahet nata e parë e edicionit të 73-të i Festivalit të Sanremos. Në total janë 28 këngë konkurrente, ku në natën e parë do të performojnë 14 emra “big”. Për herë të parë, i ftuar është edhe presidenti i Republikës, Sergio Mattarella, ndaj të cilit i është kushtuar edhe monologu i Roberto Benignit, për 75-vjetorin e Kushtetutës.
Mattarella vuri një dorë në zemër dhe buzëqeshi i emocionuar kur Roberto Benigni përmendi babain e tij Bernardo Mattarella. Në skenën e” Ariston” Roberto Benigni nderoi themeluesit e Kushtetutës, mes tyre edhe babai i Mattarella.
Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm i Italisë, rriten masat për të garantuar sigurinë e tij
LEXO EDHE:
Kërcënohet me jetë ministri i Jashtëm i Italisë, rriten masat për të garantuar sigurinë e tij
“Ju dhe Kushtetuta keni pasur të njëjtin baba”, tha Benigni.
Në fund të fjalimit të Roberto Benignit kushtuar Kushtetutës dhe lirisë, Presidenti i Republikës Sergio Mattarella u largua nga teatri Ariston.
Një nga katër bashkë prezantueset, krah Amadeus do të jetë edhe blogerja me famë botërore, Chiara Ferragni.
“Jam super i emocionuar. Kam shumë ankth dhe kam shumë frikë se mos ia dal, por do të jap gjithçka”, ka thënë Chiara Ferragni pak përpara festivalit.