Kandidati i PD-së së Enkelejd Alibeajt për Këshillin Bashkiak në Durrës, Skënder Kapiti është tërhequr nga gara.
Bëhet me dije se Kapiti i është bashkuar fushatës elektorale të Igli Carës në Durrës, pak ditë pasi u vendos si kandidat në listën e këshilltarëve nga Alibeaj.
Mësohet se vendimi i Kapitit është shoqëruar me debate në PD-në zyrtare.
Alibeaj dorëzoi në KQZ më 28 mars listën me kandidatë për këshilltarë në disa bashki të vendit.
Lista e Durrësit udhëhiqet nga Jonuz Myshketa, Edlira Devolli dhe Sami Osmani.