Gjykata e Posaçme ka vendosur të nisë gjykimin per dosjes hetimore të Inceneratorit të Elbasanit.
Të pandehur për këtë cështje janë, ish-ministri Lefter Koka; ish-deputeti Alqi Bllako; zyrtarët e tjerë Pëllumb Abeshi, Etleva Kondi, Jonida Zeqo, Bardhyl Çabiri, Serafin Papa dhe tre pronarët e kompanive të inceneratoreve Mirel Mërtirin, Klodian Zoto, Stela Gugallja.
Kërkesa për gjykim të shkurtuar nga ana e të pandehurve është rrëzuar.
Vendimi është marrë nga gjyqtarja Rudina Palloji.
Lefter Koka akuzohet se ka marrë rryshfet 2.7 milion euro për dhënien e lejes së ndërtimit të inceneratorit të Elbasanit.
Më herët ish-ministri i Mjedisit ka kërkuar pushim ndaj akuzave ndaj tij. Ai ka deklaruar se nuk është i përfshirë në këtë aferë, por akuzat ndaj tij janë politike.
Mbi të gjithë personat më sipër rëndojnë akuzat e “Shpërdorimi i detyrës”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale apo i veprimtarisë kriminale”.
- “Kurti, i frikësuar nga ish krerët e UÇK”/ Martin Leka: Dalja e tyre nga paraburgimi i rrezikon pushtetit - 17/10/2025
- “Zemra mal”! Rama reagon për protestën në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së - 17/10/2025
- VIDEO/ Theu bojkotin e Berishës për UÇK, Bujar Leskaj: Kush po e rruan për urdhrat… - 17/10/2025