13.5 C
Tirana
17 / 05 / 2026

Nikos Dendias mbërrin në Turqi për të vizituar zonat e prekura nga tërmeti, ministri turk e pret me përqafime (VIDEO)

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka mbërritur në Turqi ku është pritur nga homologu i tij turk, Davut Cavusoglu i cili e ka pritur me përqafime.

Në videon e publikuar në twitter, ministri turk shprehet i lumtur që Greqia ndodhet pranë Turqisë për ta mbështetur në këtë situatë të vështirë.

“Jam i lumtur që miku im Dendias është këtu për të na mbështetur”-shkroi Cavusoglu.

Dy ministrat e jashtëm patën një takim të shkurtër në një sallë pritjeje aeroporti dhe menjëherë më pas hipën në helikopterë të nisur për në zonat e prekura nga tërmeti në provincën Hatay.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x