Në një intervistë për News24, deputeti i Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, ka komentuar një ngjashmëri fizike të pazakontë që ai ndan me Chris LaCivita, konsulentin amerikan të fushatës së Partisë Demokratike.
Sinaj ka thënë se, ndonëse nuk ka asnjë problem me kundërshtarët e tij politikë, ka vënë re se ai dhe LaCivita duken shumë të ngjashëm fizikisht.
“Nuk kam problem me kundërshtarin, nuk kam gjë me atë, por kam parë që jemi si sozi të njëri-tjetrit,” tha Sinaj.
Ai shtoi se në fakt, për të, sfida më e madhe është brenda Partisë Socialiste dhe jo përballë PD-së.
“Unë vlerësoj se nuk kemi garë me kundërshtarin, më shumë kemi garë me njëri-tjetrin në PS,” përfundoi ai, duke theksuar se partitë politike duhet të përqendrohen tek zhvillimi i brendshëm për të ofruar mundësi më të mira për vendin.
- Sot vendimi për gjykimin e Berishës & Malltezit, avokati: LaCivita na ka sjellë variantin kinez të Trump! Të hetohet… - 24/04/2025
- Sondazhi për 11 Majin: PS 12,6% para PD, Lapaj ia kalon Shehajt, Qori i pesti - 24/04/2025
- SONDAZHI/ Kryeministri dhe partia që duhet të drejtojnë pas 11 Majit sipas qytetarëve - 24/04/2025