Nga pritja, vallet te shtrëngimet e duarve, përuljet, përqafimet dhe nderimet, kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në rrjetet sociale fotoalbumin e ceremonisë së samitit të BE-së në, të një dite më parë në vendin tonë. Kreu i qeverisë e cilëson këtë një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë.
“Mirëmëngjes dhe me fotoalbumin e një ngjarjeje të paharrueshme në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare të Shqipërisë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama.
Në 6 dhjetor u mbajt në vendin tonë samiti historik BE-Ballkani perëndimor, ku ishin të pranishëm liderët e 27 vendeve të Bashkimit Europian dhe 6 liderët e Ballkanit, ku në fokus ishin marrëveshjet rajonale, roaming dhe kriza energjetike.
















- Ndezje flakadanësh e thirrje për dhunë, ‘Etika’ përjashton me 10 ditë Berishën! Me 60 ditë 5 të tjerë - 30/10/2026
- Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare diplomati dhe ish-deputeti Bashkim Zeneli - 30/10/2026
- Konsultimet me Presidentin, Tom Doshi propozon datën për mbajtjen e zgjedhjeve lokale - 30/10/2026