Gazetarja Rudina Xhunga komentoi zhvillimet e fundit politike në vend. Zonja Xhunga tha se ngjarjet e fundit por edhe intervista e historianit Marenglen Kasmit, për vjedhjen e floririt të shtetit nga mbreti Zog tregojnë se sëmundja e korrupsionit në vendin tonë është e vjetër dhe nuk është shpikur në kohën e tranzicionit. Por përsa kohë nuk ka ndëshkime për politikanët, historia ka të ngjarë do të përsëritet.
“Çështja Çez-Dia është një çështje që i ka shkaktuar shtetit shqiptar 414 milion dollarë humbje që kanë ikur nga buxheti i shtetit. Që i ka marrë kush?
Kjo është ajo që duam të dimë. Ka një të dënuar, Kastriot Ismailaj, por një gjë është e sigurt që ai nuk i ka marrë të gjitha vetëm. Kush i ka marrë do mundohemi ta mësojmë kur SPAK t’i shkojë deri në fund kësaj çështje”, thotë Xhunga.