14.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

Nga ëndërr në makth, Manchester United përjashton Cristiano Ronaldon

Manchester United fitoi dje 2-0 me Tottenham në Premier League. Festa e “Djajve” u prish nga sjellja e Cristiano Ronaldos, që u largua në dhomat e zhveshjes pa mbaruar ndeshja. Në lidhje me këtë vendim të portugezit, United ka dalë me komunikim zyrtar duke pezulluar lojtarin për ndeshjen e fundjavës kundër Chelsea.

“Cristiano Ronaldo nuk do jetë pjesë e skuadrës së Manchester United për ndeshjen e kësaj të shtune kundër Chelsea. Pjesa tjetër e skuadrës është plotësisht e përqëndruar në përgatitjen e këtij dueli”, thuhet në njoftimin e United.

Në ishull zbulojnë se Ronaldo nuk ka dashur të futet në lojë në minutat e pjesës së dytë, duke refuzuar ten Hag. Kësisoj klubi ka dalë me një komunikim, që përjashton me një javë yllin e sulmit. Duket se pas kërkesës për largim në verë, Ronaldo nuk i ka punët mirë në Premier League.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x