Meghan Markle, ka nisur projektin e saj të ri, duke i hyrë kështu botës së biznesit. Brenda vitit, ajo do të lançojë kompaninë e saj, e quajtur “American Riviera Orchard”.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se marka e saj do të përfshijë gjithçka çfarë anëtarja e familjes mbretërore adhuron: familjen, gatimin, argëtimin dhe dekorimin e shtëpisë.
“ARO” dukshëm do të jetë një riprezantim i aktores, teksa do të shiten enë, peshqirë, ëmbëlsira, reçel, karamele, libra gatimi e shumë të tjera arreduese për shtëpinë.
Nuk mund të na habisë zgjedhja e Meghan për t’u përfshirë në një biznes të tillë, pasi aktorja gjithashtu njihet dhe për hapësirën e stilit të jetesës së saj.
Në vitin 2014, Markle krijoi blogun e saj të quajtur “The Tig”, përmes së cilës shpalosi gjithçka nga stili i saj i jetesës, preferencat e saj dhe mënyrat se si ajo i zhvillonte rutinat e saj. Ky blog u mbyll pak para dasmës së saj me Princin Harry.
Produkti i parë i “ARO” u zbulua stinën e kaluar, një reçel prej luleshtrydhe, që iu dërgua si PR personazheve të famshëm botëror si Kris Jenner, Chrissy Teigen dhe Mindy Kaling.
Emri “American Riviera Orchard” i kushtohet qytetit Santa Barbara, ku Meghan Markle dhe Princi Harry jetojnë me fëmijët e tyre, Princin 5 vjeçar Archie dhe Princeshën 3 vjeçare Lilibet, siç është cilësuar Riviera Amerikane


- Elton John feston 5-vjetorin e “Cold Heart” me Dua Lipën: “5.3 miliardë dëgjime dhe një miqësi e mrekullueshme” - 13/08/2026
- Raportohen 38 vatra zjarri. Situatë e rënduar në Lurë, Priskë dhe Elbasan, ndërhyrje nga toka dhe ajri. Përmirësohet situata në Krujë - 13/08/2026
- “Nuk e gjykoj njeriun që më fali jetën”, si u tërhoq Skënder Haluci nga trupa gjykuese për dënimin e Ramiz Alisë - 13/08/2026