Industria automobilistike turke ka zgjeruar gamën e saj me modelin e ri elektrik Togg T10F, një sedan që i shtohet SUV-it familjar T10X. Prezantimi zyrtar u bë pas ekspozitës IAA Mobility 2025 në Mynih, ndërsa i pari që e mori në dorë makinën e re ishte presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili e testoi në një udhëtim simbolik pranë pallatit Dolma Bahçe në Stamboll.
T10F arrin deri në 435 kuaj fuqi. Autonomia e tij varion nga 335 km deri në 610 km, ndërsa nga 0 në 100 km/h arrin për vetëm 4,1 sekonda.

Erdogan ishte gjithashtu i pari që mori në dorë edhe SUV-in elektrik T10X në vitin 2023. Ai ka qenë mbështetësi kryesor i projektit Togg, një konsorcium që përfshin gjigantë si BMC, Zorlu Holding, Anadolu Group, Turkcell dhe Unionin e Dhomave të Turqisë (TOBB), duke i ofruar lehtësira fiskale dhe tokë falas për fabrikën në Bursë.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026