Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dje, të dielën, se Shtetet e Bashkuara do ta marrin Groenlandën “në një mënyrë ose në një tjetër”, sepse “nëse nuk e marrim ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina”.
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përsëriti dje, të dielën, se Shtetet e Bashkuara do ta marrin Groenlandën “në një mënyrë ose në një tjetër”, sepse “nëse nuk e marrim ne, do ta bëjnë Rusia ose Kina”.
“Arritja e një marrëveshjeje është pjesa e lehtë, por në një mënyrë ose në një tjetër do ta kemi Groenlandën”, tha presidenti i SHBA-së nga Air Force One.
Presidenti amerikan sqaroi se Uashingtoni nuk po flet për një “qiradhënie” afatshkurtër të Groenlandës, por vetëm për blerjen e këtij territori danez. “Na duhet një akt pronësie “, tha ai.
“Grenlanda duhet ta pranojë marrëveshjen, sepse Grenlanda nuk dëshiron ta shohë Rusinë ose Kinën të marrë kontrollin ”, argumentoi Donald Trump, duke tallur mbrojtjen e territorit autonom danez.
“Në thelb, mbrojtja e tyre bazohet në dy saja me qen. E dini këtë? E dini se çfarë janë mbrojtjet e tyre? Dy saja me qen”, tha ai. “Ndërkohë, ne shohim shkatërrues dhe nëndetëse ruse, dhe shkatërrues dhe nëndetëse kineze kudo”, shtoi Donald Trump.
“Ne nuk do ta lejojmë që kjo të ndodhë, dhe nëse kjo ndikon në NATO , le të jetë kështu. Por, e dini, ata kanë nevojë për ne më shumë sesa ne kemi nevojë për ta, mund t’ju them këtë”, komentoi ai.
Danimarka, e cila zotëron Groenlandën, është anëtare e NATO-s ashtu si Shtetet e Bashkuara, dhe kryeministrja daneze Mette Frederiksen tha javën e kaluar se një sulm i SHBA-së ndaj çdo anëtari të Aleancës do të thoshte “fundi i gjithçkaje”, përfshirë NATO-n dhe sistemin e sigurisë të krijuar në fund të Luftës së Dytë Botërore.
- Mbahet në GJKKO seanca e radhës për çështjen Partizani. Avokatja e Berishës: SPAK ka gjetur fajtorin para se të gjejë provën - 12/01/2026
- Temperaturat e ulëta, ARRSH thirrje shoferëve: Pajisuni me goma dimërore dhe zinxhirë, qarkullimi vijon normalisht - 12/01/2026
- Nuk bëhet revolucioni duke marrë rrogën e shtetit në Parlament - 12/01/2026