Nga Eduard Zaloshnja
Berisha u pyet gjatë konferencës së sotme me gazetarët edhe për protestën kombëtare opozitare të 10 shkurtit para Kryeministrisë. E vetmja rrugë për qytetarët, sipas Berishës, ka mbetur qendrimi në shesh deri në rrëzimin e Edi Ramës.
“Gjithnjë e më i madh është numri i qytetarëve që kërkojnë një gjë të tillë. Unë i siguroj ata se kërkesën e tyre e konsideroj shumë të drejtë dhe se ajo në rastin më të parë të mundshëm do të zbatohet. Pra, ata janë qytetarë të përgjegjshëm, që duan të përballen me këtë shtet të degraduar, të degjeneruar në shkallë ekstreme. Po si mundet një gjykatës Kushtetues të mos ndjenjë përgjegjësinë ligjore. Të mos ndjejë përgjegjësi para qytetarëve, por të bëhet strofulla e fundit e hajdutit të tij”, tha Berisha.
Por në protestat kombëtare të thirura deri më sot nga Berisha, janë mbledhur vetëm 4-5 mijë protestues para Kryeministrisë. Edhe ata 4-5 mijë që janë mbledhur janë kthyer pas dy orësh andej nga kanë ardhur…
Sipas statistikave probabilitare të studimit të profesores Erica Chenoweth të Universitetit të Harvardit, në bulevardin tonë duhet të ngujohen pa pushim të paktën 82 mijë protestues, që të bjerë qeveria.
Por ky skenar s’ka për të ndodhur ndonjëherë, për sa kohë që Berisha i dështuar dy herë në pushtet të synojë ta marrë përsëri pushtetin…
- Berisha sulmon Salianjin: Punon për Edi Ramën! I përgjigjet ish-deputeti demokrat: Nuk na duhet një parti qaramane sa herë humb zgjedhjet - 04/02/2026
- “PD, bunker i Berishës për të strehuar hallet dhe interesat personale”, Bejko: Do të ketë pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme - 04/02/2026
- Nëse ngujohen vetëm pak mijë protestues në bulevard, asgjë nuk ndodh… - 04/02/2026