Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK-së, shqiptarët do të mbajnë dy tubimet e fundit në mbështetje të tyre, më 12 shtator në Prishtinë dhe më 16 shtator në Hagë.
Deputeti dhe avokati Artan Behrami shpreson që këto dy data të shënojnë një bashkim të të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake.
“Këto dy data nuk duhet me na ndarë. Në këto dy data ne nuk duhet të krijojmë përçarje e as argumentime politike, por duhet të jenë data të bashkimit dhe më 16 të jetë edhe një datë e festës së madhe të kthimit të krerëve të UÇK-së në Kosovë”, tha Artan Behrami.
Ndonëse është entuziast se ish-krerët e UÇK-së do të kthehen fitimtarë në Kosovë, nuk e përjashton mundësinë edhe të një vendimi në disfavor të tyre. Dhe kjo bazuar në shkeljet e bëra nga gjykata dhe prokuroria gjatë procesit.
“I gjithë procesi ka qenë një proces politik, ka qenë përplot shkelje flagrante të normave ndërkombëtare, të drejtësisë ndërkombëtare, të kushtetutës, të ligjeve, të praktikave gjyqësore dhe natyrisht që frika është tepër e madhe, sepse kjo gjykatë që nga fillimi e ka krijuar një proces në të cilin duhet patjetër dhe me çdo kusht e në çdo formë të dënohen krerët e UÇK-së. Prandaj frika është e madhe, po në anën tjetër edhe entuziazmi për fitore është shumë i madh”, shoi ai,
Më 16 shtator gjykata speciale në Hagë pritet të shpalli vendimi për ish-themeluesit dhe ish-drejtuesit e UÇK-së, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin, të cilët prej afro 6 vjetësh po gjykohen për disa akuza, përfshi edhe ato për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.
- Rikthimi i Meghan Markle dhe Princit Harry në Britani, si reaguan William dhe Kate Middleton - 05/09/2026
- Në pritje të vendimit për ish-krerët e UÇK: Tubime në mbështetje të tyre me 12 dhe 16 shtator - 05/09/2026
- Përpjekjet e SHBA-së për t’i dhënë fund luftës mes Rusisë dhe Ukrainës, ndodh takimi i shumëpritur në Moskë mes të dërguarve të Trump dhe Vladimir Putin - 05/09/2026