Kryeministri Edi Rama ka ironizuar Lulzim Bashën teksa fliste për bilancin e sezonit turistik duke thënë se në kohën kur Tirana drejtohej prej tij, ishte simbol i pisllëkut.
“Sot me përjashtimin e bashkisë së Vlorës, kemi pasur një sezon jo vetëm më të pastër se asnjëherë, por realisht të pastër duke nisur nga Tirana. Të gjithë përshtypjet e anketuarve të të huajve në Tiranë nisin me pastërtinë. Natyrisht ka probleme në pika të caktuara, por ka pastërti. Ishte simboli i pisllëkut që ra në gjumin e thellë që ndoshta tani të gjithë e kanë harruar bashkë me atë që gërhiste”, tha Rama.
/javanews
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Dy anije luftarake moderne në flakë, Ukraina godet flotën ruse në Detin e Zi - 11/09/2026
- Përshkallëzohet lufta dhe rriten tensionet, Irani bombardon 2 anije amerikane në Hormuz! - 11/09/2026
- Nga ndërhyrja te Trump te Samiti i NATO-s! Thaçi për Ramën: I jam mirënjohës nga zemra, pres një gjykim të pandikuar nga askush - 11/09/2026