17.5 C
Tirana
06 / 04 / 2026

“Ne flasim shqip, kërkojmë drejtësi”/ Rreth dy orë protestë, studentët shqiptarë në RMV kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit dhe ministrit të Drejtësisë. Tirana zyrtare i mbështet

Një numër i lartë studentësh, por edhe qytetarë të komunitetit shqiptarë, përfaqësues politikë, kanë mbushur sot rrugët e Shkupit.

Ata kërkojnë që të bëjnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, që nuk u lejohet, edhe pse Kushtetuta e njeh si të drejtën e tyre.

Gjatë marshimit ata i janë drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski dhe ministrit të Drejtësisë Igor Filkov që të dorëzojnë dorëheqjen.

Protesta e studentëve është mbështetur edhe nga Tirana zyrtare, duke bërë thirrje që të respektohet e drejta e e tyre Kushtetuese.

13:41 “Gjuha është historia jonë”, studentët protestë para ministrisë së Drejtësisë në Shkup: Kryeministër jep dorëheqjen, ne nuk tërhiqemi

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, janë ndalur para ministrisë së Drejtësisë ku kanë bërë thirrje që të lejohet të japin provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, sikurse ligji e parashikon.

 12:50 “Ligji në letër, diskriminim në praktikë”/ Nis protesta për provimin në gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut, studentët “pushtojnë” Shkupin

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut kanë nisur një protestë, e nxitur nga fakti që nuk u lejohet ta mbajnë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tyre amtare, pra shqipen.

12:15 Tirana zyrtare mbështet protestën e studentëve për provimin në gjuhën shqipe në Shkup, ministri Hoxha: Është një e drejtë e garantuar nga Kushtetuta

Ministri i Punëve të Jashtme Ferit Hoxha, ka reaguar lidhur me protestën e studentëve shqiptarë në Shkup, të cilëve nuk u lejohet të kryejnë provimin e jurisprudencës në gjuhën shqipe, edhe pse ligji ua njeh si të drejtë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x