Kreu i demokratëve, Sali Berisha, kërkoi falje në lidhje me firmat e demokratëve për zgjedhjen e avokatit të popullit, Endrit Shabani.
Gjatë foltores në Elbasan, Berisha u shpreh se ishte gabim veprimi i tyre, por shtoi se ato firma u tërhoqën.
“Në bëjmë edhe gabime. Gabimi ishte shumë, ajo që ju patë dhe unë e kuptoj që jeni të mërzitur me këto firmat ndaj Shabanit, avokatit të Edi Ramës dhe ju kërkoj ndjesë juve dhe të gjithë shqiptarëve për ato firma që u vunë.
Të cilat në të vërtetë u dhanë në një periudhë që u krijua një mbështetje mbështetjeje për kandidatin e pavarur për Tiranën, por ato firma u tërhoqën.
Secili që firmosi e tërhoqi firmën, por natyrisht Edi Rama në mënyrë të paskrupull e zgjodhi, e gëzoftë. Nesër i përgjigjet Kryesia, do të marrë vendime për tu angazhuar në betejën vendimtare”, tha Berisha.
- Ronaldo vendos rekord historik në Kupën e Botës! - 23/06/2026
- “Nuk dal në protestë”, Braçe për tubimin para Kryeministrisë: Aty ka 7-8 agjenda, disa primitive e shumë të rrezikshme. I rri përballë qeverisë time dhe… - 23/06/2026
- “Harruan Zvërnecin”, Spahiu ironizon protestën: Si mund ta udhëheqë Gjeneratën Z një lider i “Gjeneratës Zh”? - 23/06/2026