Angelina Jolie po përfiton sa më shumë nga gjithçka që vjen me plakjen.
Fituesja e Oskar-it foli për IndieWire në Festivalin e Filmit Telluride 2024 për rolin e saj në filmin Maria si këngëtarja e ndjerë e operës Maria Callas .
Në një moment të intervistës, Jolie foli për mënyrën sesi e shikon muzikën dhe artin me një këndvështrim ndryshe nga kur ishte më e re.
“Unë jam 49. Ndihem si një grua e moshuar tani dhe e përqafoj këtë,” shpjegoi ajo. “Kur isha më e re, kishte disa pjesë muzikore dhe tinguj të caktuar që përputheshin me atë që ndjeja: po dashurohesha, ose isha kurioze për këtë, ose çfarëdo që po kaloja”.
“Nuk ka asgjë që e plotëson atë që ndjen si opera. Disa pjesë janë kaq të bukura, kaq plot shpresë dhe kaq plot mall,” vazhdoi Jolie. “Opera është më e madhe. Është më e madhe nga sa i lejojmë vetes të ndiejmë në çdo moment.”
- Incidenti me muzikën serbe në forumin e BE-së, Rama nga Brukseli: Serbia të njohë Kosovën, të mos lihet të kalojë në heshtje - 16/11/2026
- SPAK për takimin e ministrit të Drejtësisë me Veliajn në burgun e Fierit, Braho: Nëse ka marrë autorizim, duhet ta konsultoj me prokurorët - 16/11/2026
- SPAK dërgon për gjykim dosjen “Balluku”, njoftim zyrtar për 28 të pandehur - 16/11/2026