20.5 C
Tirana
03 / 05 / 2026

Ndërtimi i qytetërimit ekologjik, prirja e domosdoshme e së ardhmes

Kina ka pasur ndryshime historike, vendimtare dhe tërësore në ndërtimin e qytetërimit ekologjik, duke arritur suksese të shkëlqyera. Koncepti “Ujërat e kaltra dhe malet e gjelbra janë pasuri të paçmueshme” i ideuar nga Presidenti kinez Xi Jiping është bërë konsensusi i mbarë shoqërisë kineze.

Në provincën Zhejiang të Kinës Lindore, mijëra fshatra kanë ndryshuar pamjen ekologjike. Në Veriun e Kinës, shkretërira Saihanba u shndërrua në pyll. Në provincën Yunnan të Kinës Jugperëndimore, mali Cangshan dhe liqeni Erhai u kthyen në gjendjen origjinale. Lumi i Verdhë në Veriun e Kinës ka përsëri ujëra të kulluara. Është shtuar numri i një pjese kafshëve të rralla të egra në Kinës, si ibisi kreshtor, elefanti i Azisë etj

Bota ka dëshmuar njëra pas tjetrës historitë kineze në ndërtimin e qytetërimit ekologjik. Lidhur me këtë, Scott Vaughan, ish-drejtori i Institutit Ndërkombëtar të Zhvillimit të Vazhdueshëm të Kanadasë, është i mendimit: “Këto vite, Kina ka vazhduar luftën kundër ndotjeve, përfshirë përmirësimin e cilësisë së ajrit, sistemimin e ndotjes tokësore etj. ”

Përpjekjet e jashtëzakonshme të Kinës në ndërtimin e qytetërimit ekologjik përfshijnë dhe pjesëmarrjen aktive në qeverisjen mjedisore dhe klimatike globale. Në shtator 2020, Xi premtoi solemnisht në Asamblenë e 75-të të Përgjithshme të OKB-së se Kina do të përpiqet të realizojë asnjanësimin e karbonit para vitit 2060.

Për premtimin e Kinës, sekretari i përgjithshëm i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë së Përtëritshme Francesco La Camera tha: “I kemi vënë re përpjekjet e mëdha të Kinës për përballimin e ndryshimit të klimës dhe për arritjen e ekuilibrit ndërmjet zhvillimit ekonomik e mbrojtjes së mjedisit, për të realizuar zhvillimin e vazhdueshëm. Kina vendosi objektivin e realizimit të asnjanësimit të karbonit brenda vitit 2060 dhe ka bërë përpjekje kolosale për këtë. Kina ka vërtetuar me veprime konkrete që do të mbajë premtimet e saj dhe do të arrijë të gjithë objektivat. Kemi besim dhe respekt për këtë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x