12.5 C
Tirana
21 / 03 / 2026

Ndërtimet në Tiranë, Veliaj: Histeria kolektive duhet të marrë fund

Në konferencën “E Ardhmja e Ndërtimit në Tiranë”, kryebashkiaku Erion Veliaj solli në vëmendje edhe akuzat për burimin e parave të ndërtimeve në kryeqytet, për të cilën tha se ata që I ngrejnë këto akuza duhet të flasin me emra konkretë dhe të drejtohen në institucionet përkatëse.

“Kam 7 vjet që e them: ‘Më thoni kush i pastron paratë?’. Në dallim nga të gjithë tahmaqarët nëpër televizione, që nuk guxojnë t’i thonë emrat e oligarkëve sepse sigurisht, pas emisionit u thonë ‘shefi të ruajta’, unë jam gati t’i them: Kulla e Inter Continental-it është e Ram Gecit. A pastron para Ram Geci, se ai e ka Inter Continental? Kulla tjetër është e Arlis Construction, e cila sapo ka lidhur kontratë me Hotel Grand Melia. A pastron para grupi i hoteleve Grand Melia nga Spanja? Nëse pastron, dikush duhet ta thotë. Idajeti, te stadiumi Arena Kombëtare ka hotelin Marriott. A pastron para grupi Marriott? Grupi tjetër, Kastrati, ka Hayat dhe Hilton. Po këta pastrojnë para? Pra, të bërit si spekulant, kur ti nuk guxon t’i thuash emrat – unë jo vetëm që i them emrat, por ua kam dhjetëfishuar taksën atyre, sepse nuk bëjmë dot shkolla si “Sami Frashëri” me lekët e gjysheve dhe pensionistëve. Por, bëhet duke taksuar të gjithë këta. Secila kullë paguan nga 3-5 milionë euro taksë. E fitova ketë betejë në Gjykatën Kushtetuese dhe jam shumë krenar për këtë, por është më e ndershme t’i thuash emrin, t’i çosh edhe faturën e taksës. Ju pëlqen, s’ju pëlqen, këto janë rregullat e qytetit. Histeria kolektive për ndërtimet në Tiranë duhet të marrë fund”, sqaroi Veliaj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x