7.5 C
Tirana
02 / 12 / 2025

Ndërron jetë këngëtari amerikan 34-vjeçar me të cilin u dashuruan adoleshentet e viteve ‘90

Ka ndërruar jetë në moshën 34-vjeçare Aaron Carter, këngëtari amerikan që  arriti kulmin e famës në moshën adoleshenciale,  duke u shndërruar në idhullin e mijëra adoleshentëve gjatë fundit të viteve ’90.

Aaron ishte vëllai i vogël i Nick Carter, pjesëtar i boy band të njohur Backstreet Boys, dhe falë kësaj lidhje arriti të performonte që i vogël në skena të mëdha.

Albumi i tij i parë “Aaron Party” në vitin 2000 shiti 3 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke lënë të imagjinoje një të ardhme të ndritur për të.

Por me kalimin e viteve ai jo vetëm që nuk mbajti premtimet, por ishte protagonist i problemeve të ndryshme, nga ato me drogën, ato shëndetësore dhe deri tek marrëdhënia e trazuar me familjarët, disa prej të cilëve i ka akuzuar për dhunë. Vite te fundit ishte shndërrua më shumë në një protagonist televiziv, dhe kishte deklaruar falimentim disa herë.

Autoritetet amerikane ende nuk kanë sqaruar shkakun e vdekjes së të riut.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x