Është ndarë nga jeta ditën e sotme babai i Ilir Metës.
Avokati i Metës ka kërkuar leje për ditën e nesërme, që kreu i PL të dalë nga qelia dhe të marrë pjesë në ceremoninë mortore të lamtumirës për të atin.
Sipas gazetares së Top Channel Anila Hoxhës, burgjet i kanë kujtuar avokatit se këtë kërkesë duhet t’ia drejtojnë edhe SPAK-ut. Behet me dije jo zyrtarisht se SPAK e ka aprovuar lejen.
Avokati Kujtim Cakrani i tha Anila Hoxhës se kërkesën e kanë depozituar për leje që Meta të marrë pjesë në ceremoninë e lamtumirës, e cila do të mbahet në fshatin Çepan të Skraparit.
Sakaq, po kryhen procedurat që Meta të lërë institucionin 313 dhe të marrë pjesë në varrimin e të atit, pasi SPAK e ka dhënë lejen.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Produkti politik që po identifikohet me protestën - 22/07/2026
- 34-vjeçarja me foshnjën në burg, Begaj kërkon lirimin dhe shqyrtimin e amnistisë personale - 22/07/2026
- Omar Yaghi, refugjati nga Omani, kimisti i nderuar me Nobel, që po shuan etjen globale me ujë të nxjerrë nga ajri i thatë - 22/07/2026