Këngëtarja Elsa Lila ka reaguar me një mesazh prekës pas ndarjes nga jeta të avokatit Saimir Vishaj, në moshën 60-vjeçare, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lila ka publikuar edhe një fotografi nga një moment i përbashkët me avokatin, të cilin e ka përmendur me fjalën e dashur “dajë”.
“Nuk mendoja kurrë që do të ndaja lajmin e ikjes tënde, Daja Saimir! Me hidhërim të thellë ju presim në Funeral Alba 2000 për përshëndetjen e fundit”, shkruan këngëtarja.

Saimir Vishaj u nda nga jeta ditën e sotme. Avokati ishte shtruar në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës, pasi dyshohet se kishte rënë nga shkallët.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Rama takon Mark Rutten në Bruksel, rikonfirmohet mbajtja e Samitit të ardhshëm të NATO-s në Tiranë - 03/11/2026
- Ndarja nga jeta e avokatit Saimir Vishaj, mesazhi prekës i mbesës, këngëtares Elsa Lila: Nuk e mendoja se do të jepja lajmin e ikjes tënde, dajë! - 03/11/2026
- Drejtësia ka prodhuar politikë më shumë sesa Erion Veliaj dhe Edi Rama - 03/11/2026