20.5 C
Tirana
08 / 09 / 2024

NATO ngre alarmin e kuq: Europa duhet të përgatitet të lëvizë trupat në vijën e frontit

Aleanca e Atlantikut të Veriut ka ngritur alarmin e kuq. Sulmi rus kundër vendeve të NATO-s besohet se do të jetë shumë afër. Kështu theksojnë burime konfidenciale për Agjencinë e Lajmeve Reuters. Planifikuesit e aleancës veriatlantike ndodhen në një situatë të vështirë pasi NATO ka disa mangësi përballë Rusisë. Një burim nga NATO për Reuters, bën me dije se një pushtim i plotë rus nuk është thjesht hipotezë.

“Evropa do të duhet të përgatitet të “zhveshë dhëmbët” dhe të lëvizë trupat e gatshme deri në vijën e frontit të mundshëm në përgjigje të lëvizjeve ushtarake ruse nëse është e nevojshme, si një pengesë, por gjithashtu të fillojë betejën menjëherë nëse tensionet kthehen në luftë”, tha një zyrtar i NATO-s për Reuters.

Një tjetër burim ushtarak flet për një skenar më të frikshëm për Europën. Retuers thekson se forcat ruse mund të synojnë bazën ajrore amerikane në Ramstein në Gjermaninë jugperëndimore, ose portet e Detit të Veriut, përmes të cilave forcat e NATO-s do të duhej të zhvendoseshin në Poloni.

Por Europa përballet me disa vështirësi. Në një analizë të Retuers e bazuar kjo në burime diplomatike dhe ushtarake, rezulton se, Europa nuk ka kapacitet të mjaftueshëm hekurudhor për të lëvizur tanket dhe matësit hekurudhor ndryshojnë midis Gjermanisë dhe vendeve ish-sovjetike baltike, që do të thotë se armët dhe pajisjet do të duhet të ngarkohen në trena të ndryshëm. Mangësi të tjera përfshijnë mungesa në mbrojtjen ajrore dhe raketa me rreze të gjatë, numrin e trupave, municionet, dhe mungesën e komunikimeve të sigurta digjitale në fushën e betejës.

Gjetjet tregojnë se NATO përballet me një vonesë për të arritur qëllimet e saj në një kohë kur uniteti i saj mund të testohet nga kufizimet buxhetore midis anëtarëve të lartë evropianë dhe dallimet rreth asaj se sa i ashpër duhet të jetë qëndrimi i saj ndaj Rusisë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x