11.5 C
Tirana
22 / 04 / 2024

Rama: Margarita Xhepa, 90 vite ikonë

Aktorja e njohur ”Nderi i Kombit”, Margarita Xhepa feston sot 90 vjetorin e lindjes. Në një postim në Facebook, kryeministri Edi Rama shkruan ”Margarita Xhepa, aktorja ikonë e historisë së teatrit e filmit shqiptar, mbush sot 90 vjeç”.

Margarita Xhepa, lindi më 2 prill 1934 dhe është një nga zonjat më të mëdha të teatrit dhe filmit shqiptar. Gjatë karrierës së saj, ka krijuar mbi 150 role në teatër dhe 32 role në kinematografi.

Edhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja uroi sot aktoren e madhe të cilës i është akorduar dhe titulli “Artiste e Popullit” duke publikuar dhe një video me rolet më të mira të saj.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x