Mungesa e mjekëve të familjes në bashkitë Korçë, Maliq e Pustec ka detyruar njësinë vendore të kujdesit shëndetësor të mbajë në punë 12 mjekë pensionistë.
Sipas drejtori të kësaj njësie, Mikel Llogori, problemet më të mëdha hasen në zonat rurale si dhe në ato malore.
E gjithë kjo situatë sipas Llogorit vjen sepse mjekët e rinj edhe në raste kur kanë ardhur janë larguar sërish, një pjesë kërkojnë të punësohen në zonat urbane ndërkohë që ka raste kur mjekët e rinj largohen jashtë vendit. Kjo ka sjellë edhe mungesën e mjekëve në të tri këto bashki.
Mungesa e mjekëve ka sjellë mungesën e shërbimit mjekësor edhe në qendrën shëndetësore të qytetit të Maliqit.
Banorët thonë se pas orës 16:00 për mungesë të mjekëve janë të detyruar të kërkojnë shërbimin mjekësor në spitalin e Korçës.
Tek ato qendra shëndetësore që nuk ka mjek familjeje, shërbimi ofrohet nga infermierët.
Mungesë mjekësh përfshi edhe mjekë specialistë ka jo vetëm në qendrat shëndetësore por edhe në Spitalin Rajonal të Korçës.


- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026
- Raporti Rama-Meloni, politikani italian: Është një raport motër-vëlla, mes Italisë dhe Shqipërisë - 17/03/2026