Gjatë debatit rreth çështjes së projektit për ndërtimin e portit të Durrësit nga kompania turistike Rakipllari ka theksuar sërish mungesën e një gare ndërkombëtare dhe mungesën e transparencës nga qeveria, ndërsa nga ana tjetër analisti Dritan Hila ka thënë se vendi ka futur edhe aksionet e veta prandaj mungon një garë e tillë.
Rakipllari shtoi se një shtet demokratik nga një shtet autoritar ndryshojnë pikërisht në aspektet e transparencës, ndërsa tha se shteti komunist është ai që mund të veprojë si operator ekonomik pasi shteti normal duhet të veprojë si rregullator.
Rakipllari: Një shtet normal demokratik thotë unë bëj garë të hapur ndërkombëtare. Nëse është vetëm kjo marrëveshje që është nga kjo, ta fitojë kjo. Janë dy momente, transparenca se si vepron një shtet demokratik, dhe vizioni është gjë tjetër. Bëj garë të hapur
Hila: Po gjej një tjetër. Nuk bëhet me garë se ka futur shteti aksionet e veta. S’ka ardhur asnjë.
Rakipllari: Shteti është i korruptuar ndaj nuk ka ardhur asnjë. Shteti nuk mund të jetë operator ekonomik, por është rregullator dhe bën procedura transparente. Shteti bën pallate, është operator ekonomik për të bërë pallate në Durrës?
Hila: Ky është turizmi që sjell paratë.