Kina nxit reformën e sistemit të qeverisjes globale për ta bërë atë më të drejtë e më të arsyeshëm, jo për ta krijuar nga e para, u shpreh të enjten zëvendësministri i Jashtëm kinez Ma Zhaoxu.
Ai shtoi që vendosmëria e Kinës për të praktikuar multilateralizmin e vërtetë, përpjekjet për të përsosur qeverisjen globale dhe veprimet për të nxitur bashkëpunimin shumëpalësh, do të mbeten të pandryshuara.
Ma i tha këto në një konferencë shtypi me temë “Kina në dekadën e kaluar” në përgjigje të disa zërave se Kina synon ndryshimin e rendit ndërkombëtar për ta krijuar atë nga e para.
Rendi ndërkombëtar është i mbështetur vetëm në të drejtën ndërkombëtare dhe disa vende nuk mund të bëjnë të ashtuquajturat “rregulla” për ta ndryshuar dhe cenuar këtë rend, pa folur pastaj për t’i imponuar atij rregullat e tyre të brendshme, theksoi Ma.
- Disfata e kandidatëve të pavarur të mbështetur nga opozita në zgjedhjet e pjesshme lokale, Berisha: U pa që populli e braktisi Ramën - 15/11/2025
- Trump mburret edhe për rezonancën e tij magnetike: Mjeku më tha që është rezultati më i mirë që kishte parë ndonjëherë - 15/11/2025
- Panairi i Librit/ “Autori më i mirë i vitit” shpallet akademiku Artan Fuga, ja si u ndanë çmimet e tjera - 15/11/2025