34.3 C
Tirana
26 / 06 / 2026

Muaj mjalti pa fund! Dua Lipa dhe Callum Turner shkëmbejnë puthje pasionante në plazh

Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa dhe bashkëshorti i saj, aktori Callum Turner, vazhdojnë të shijojnë muajin e mjaltit në Itali, duke tërhequr vëmendjen me momentet e tyre romantike.

Pasi kaluan disa ditë në Romë, çifti është zhvendosur në Porto Ercole, në bregdetin e Toskanës, një destinacion i njohur për natyrën e egër dhe ujërat kristal të pastër. Atje, ata u fotografuan duke kaluar një ditë relaksi në plazh, duke notuar në det dhe më pas duke shkëmbyer puthje pasionante nën dushin e plazhit.

Ylli i muzikës pop u shfaq në formë të shkëlqyer me një bikini ngjyrë vjollcë me motive, ndërsa flokët i kishte lidhur bisht dhe kishte zgjedhur një pamje natyrale, pa grim. Ajo e kompletoi stilin me një palë vathë të mëdhenj në formë rrathësh. Nga ana tjetër, Callum Turner u shfaq pa bluzë, i veshur vetëm me pantallona të shkurtra noti ngjyrë blu të errët.

Pas notit dhe puthjeve në det, çifti u kthye në shezlongë, ku kaluan kohë duke lexuar. Dua po shfletonte disa shënime, ndërsa Callum lexonte romanin “Martyr!”, një bestseller i The New York Times.

Historia e tyre e dashurisë lidhet pikërisht me librat. Ata u njohën fillimisht në restorantin The River Cafe në Londër, ku u prezantuan nga pronarja Ruthie Rogers. Më vonë u ritakuan në Los Angelos dhe zbuluan se po lexonin të njëjtin roman, “Trust” të Hernán Díaz, një rastësi që Dua e ka quajtur më vonë “1000 përqind shenjë të fatit”.

Çifti kurorëzoi dashurinë në fund të majit me një ceremoni civile në Marylebone Town Hall në Londër, ndërsa festimet vazhduan për tri ditë në Palermo të Sicilisë, në vilën historike Villa Valguarnera. Në mesin e të ftuarve ishin emra të njohur si Elton John, Charli XCX dhe Donatella Versace.

Pas dasmës, Dua dhe Callum kanë zgjedhur të kalojnë një muaj mjalti të gjatë në Itali, ku vazhdojnë të shfaqen më të dashuruar se kurrë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x