1.5 C
Tirana
03 / 12 / 2024

Motra e Vjollcës i trodhi socialistët

Nga Bledi Mane

U ka rënë një çehre paniku socialistëve. Pushteti i gjatë, lodhja fizike, konsumimi politik, arroganca, vjedhjet pa din e pa iman, burgosja e shokëve, flakja e menjëhershme që u bën Edi Rama dhe pagjumësia nga Spak i kanë tretur së brendshmi e leqet e këmbëve nuk u mbajnë.

Së jashtmi duken si burra të rëndë por këputen e bien në tokë një e nga një e nuk dinë të çohen. Përballë nuk kanë një llogore lufte me heronj por një moçal të ndenjur që vjen erë ku notojnë si bretkosat e plakura e të majmura opozitarët.

Një ditë të bukur nga ky moçal doli bretkosa plakë e konsumuar Albana Vokshi e shkoi e u fut mes socialistëve mëkatarë frikacakë e i degjeneroi, i poshtëroi, i përdhunoi verbalisht e politikisht pa pyetur nëse ishin burra gra apo gra burra.

Një komision hetimor parlamentar drejtoi Albana Vokshi e i bëri socialistët të flasin me vete, imagjino ti japësh pushtetin Albanës çfarë mund tu bëjë këtyre hajdutëve që deri dje u dukej vetja socialistë specialistë të paprekshëm.

Mbesa e komunistes Bije Vokshi, motra e demokrates Vjollca Vokshi dhe argatja e foltoristit Sali Vokshi e meriton një vend të sigurtë në zgjeshjet e 2025 që të jetë përsëri në parlamentin e ardhshëm bërballë socialistëve të rinj e tu kallë datën sa herë të vjedhin.

Kur vidhte Albana Tartari këta bënin kompromise, tani që vjedhin socialistët Albana Vokshi i bën synet!

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x