Reuters ka publikuar pamjet e pazakonta kur një fëmijë shpëtohet nga rrënojat e banesave të shkatërruara nga tërmeti 7.8 ballë që goditit Turqinë juglindore dhe Sirinë veriore këtë të hënë.
Nga pamjet shihen punonjësit e ekipebve të emergjencës të cilët shpëtojnë një vogëlush dhe e transportojnë me urgjencë drejt një vendi të ngrohtë për shkak të temperaturave të ulëta.
“Punonjësit e emergjencave shpëtuan një fëmijë nga rrënojat e ndërtesave të shembura pasi një tërmet i madh goditi Sirinë, duke vrarë qindra persona dhe plagosur mijëra të tjerë”, shkruan Reuters.