12.5 C
Tirana
06 / 02 / 2026

Moisiu: Fjalimi i Ramës në Strasburg duhet të na bënte bashkë, mbrojti dinjitetin e shqiptarëve

Ish-presidenti Alfred Moisiu thotë se fjalimi i kryeministrit Edi Rama në asamblenë e Këshillit të Europës në Strasburg ishte me vlerë dhe duhet të bënte bashkë të gjithë shqiptarët.

Në një intervistë për Euronews Albania, Moisiu u shpreh se e ka mbështetur fjalimin e kryeministrit pavarësisht kritikave, pasi mbronte dinjitetin e shqiptarëve përballë një poshtërsie që iu është bërë siç është akuza për trafik organesh.

“Është  për të ardhur keq, e kuptoj që duhet kritikuar qeveria, por nuk duhen ngatërruar gjërat. Ka gjëra që duhen kritikuar, ka gjëra për të cilat duhet të jemi të gjithë bashkë.

Kjo është poshtërsi që i bëhet popullit shqiptar, ka gjëra për të cilat duhet të bëhemi bashkë. Duhet të ishim dakord me të se ai mbronte dinjitetin e vendit tonë”, tha Moisiu.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x