25.5 C
Tirana
22 / 06 / 2025

Mjekët i thanë që nuk mund të luante më, legjenda Kazorla bëri realitet ëndrrën e fëmijërisë me “misionin e pamundur” në moshën 40 vjeçare

Santi Kazorla ka bërë realitet ëndrrën e fëmijërisë së tij. Futbollist spanjoll, i cili ka kaluar një karrierë të pazakontë nga majat më të larta e deri te rreziku për të mos ecur më, ia doli që të kthente Oviedon në elitën e futbollit spanjoll pas 24 vitesh,

kazorla

Futbollisti, tanimë në moshën 40-vjeçare, ishte protagonist i ecurisë mbresëlënëse të Oviedos, i cili nëpërmjet play-off kaloi në finale Mirandes dhe ia doli të siguronte kthimin pas shumë kohësh në La Liga. Me Kazorlën si lider që shënoi në secilën ndeshje të play-off, legjendë e gjithnjë e më shumë një njeriu të popullit, që e shëtiti në krahë në stadium pas vërshëllimës përfundimtare.

Sepse Kazorla nuk është futbollist si gjithë të tjerët, është i një lloji shumë më të rrallë. Djaloshi i dalë nga akademia e Oviedos për t’u ngjitur në majat më të larta të futbollit europian me fanellën e Vijarealit, Arsenalit apo edhe Spanjës, nuk e harroi kurrë klubin e zemrës dhe në vitin 2012, dhuroi para që ta shmangte falimentimin dhe shpërbërjen e tij.

Më pas, në vitin 2016, ai pësoi dëmtime dhe probleme të njëpasnjëshme dhe mbeti për shumë kohë larg fushave të lojës. Pas 11 ndërhyrjeve kirurgjikale në 22 muaj, mjekët i thanë edhe se rrezikonte të humbte këmbën e duhet të ishte i lumtur që vetëm të ecte. Por Kazorla insistoi të vazhdonte me futbollin dhe ia doli të kthehej në fushë, fillimisht te Vijareal, pastaj në Katar, e në fund në shtëpinë e tij, Oviedon, për të cilin firmosi në vitin 2023.

dfgfdfgddfggdfdgf

Dëshironte të luante falas, por nuk lejohej, ndaj pranoi rrogën minimale që kërkon sindikata e futbollistëve. Gjithashtu, paratë e fanellave që shet, ia dhuron akademisë së klubit, Sepse për të, klubi është mbi të gjitha, Dhe mbrëmë, përballë Mirandes, ia doli të kthente përsëri Oviedon në majë, duke merituar me plot gojë statusin e një legjende të atij futbollit romantik që në ditët e sotme shohim gjithnjë e më rrallë.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x