Në Greqi mbahet sonte darka informale e liderëve të Ballkanit Perëndimor e organizuar nga kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis,
Pjesë e këtij takimi është edhe Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen e cila tashmë po qëndron në Athinë me ftesë të kryeministrit grek, ftesë e cila mungoi për kryeministrin Edi Rama.
Nëpërmjet një reagimi në Twitter, Vond der Leyen shprehet se është me rëndësi që përafrimi i shteteve që aspirojnë të hyjnë në BE duhet të ndodhë sa më shpejt.
“Ne duhet t’i sjellim miqtë tanë, anëtarët aspirantë të BE-së shumë më afër nesh dhe shumë më shpejt. Gëzohem që jam në Athinë për të diskutuar perspektivën evropiane të fqinjëve dhe partnerëve tanë në Lindje dhe në Ballkanin Perëndimor. Ne do të vazhdojmë të rrëzojmë barrierat midis rajoneve tona”, shkruan Presidentja e KE në Twitter. Ndoshta nje mesazh i koduar i Presidentes se KE ne drejtim te kryeministri grek, per vendimin qe te mos i dergonte ftese kryeministrit shqiptar!

Kujtojmë se Shqipëria ka qenë e ftuar në nivel presidenti, por siç ka bërë me dije Presidenca, Begaj ka refuzuar pjesëmarrjen për shkak të agjendës së përcaktuar më herët.
Ndërkohë, kanë konfirmuar se do të jenë të pranishëm kryeministrat Kurti e Kovaçevski si dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç.
- Cili do ta fitojë i pari luftën, Bordi i Paqes apo Bordi i Transparencës?! - 31/03/2026
- Nga Moglica tek linja me Kosovën, tre projektet energjetike që Shqipëria çon tek BE-ja për financim - 17/03/2026
- “Jemi të gatshëm për bashkëpunim me Trump”, Macron ndryshon qëndrimin për Ngushticën e Hormuzit - 17/03/2026