14.5 C
Tirana
18 / 10 / 2024

Mirditë/ Bie zjarr në masivin pyjor të Shmrisë në Orosh, terreni malor vështirëson shuarjen e flakëve!

Masivi pyjor i fshatit Shmri në Orosh të Mirditës është përfshirë nga zjarri.

Flakët janë shfaqur gjatë natës dhe janë përhapur në një sipërfaqe të madhe pyjore.

Nga strukturat e MC të bashkisë Mirditë raportohet se në terren për fikjen e zjarrit janë të angazhuar 36 veta nga strukturat bashkiake, (6 shërbimi zjarrfikës, 10 forca bashikake, 12 forca nga shërbimi pyjor, 8 forca nga njësia administrative),  si dhe 30 efektiv të FA.

Operacioni për fikjen e zjarrit ka filluar herët sipas planit, me forcat bashkiake dhe pastaj dhe me efektivet e FA.

Terreni është i vështirë si pjerrësi, si dhe shumë i veshur me bimësi. Shqiptarja.com

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x