Arabia Saudite dhe Katari ishin dy miqësoret jashtë datave të FIFA-s që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, një në tetor dhe një në nëntor.
Dy miqësore që u zhvilluan në një terr informativ, pasi Arabia dhe Katari kishin vendosur që të mos të lejonin që ndeshjet të transmetoheshin në televizion.
Një akt skandaloz, por që FSHF-ja e Dukës e pranoi këtë nënshtrim, për shkak se që të dyja Kombëtaret si Katari ashtu dhe Arabia Saudite, pagujnë një tarfië të majme për të zhvilluar këto miqësore, e kudrejt pagesës të vendosin kushte që je i detyruar t’i zbatosh.
Tifozët e Shqipërisë nuk janë pajtuar me këtë vendim absurd, duke hedhur akuza në drejtim të Federatës dhe presidentit Armand Dukës. Më poshtë revolta e tifozëve në faqen zyrtare të FSHF-së. (TemA)