Shqipëria është mposhtur minimalisht, në miqësoren me Katarin, sfidë kjo e cila u zhvillua në Marbella të Spanjës.
Katari, që merr edhe pjesë në Botëror, ku janë organizatorë, iu fal një goli të shënuar nga Ali në minutën e 37-të, nga pika e bardhë e penalltisë.
Pjesa e dytë foli e gjitha për Shqipërinë, me kuqezinjtë që iu afruan në tre raste golit, me Herald Markun dy herë dhe një herë me Turkajn.
Pavarësisht rasteve, kuqezinjtë nuk ia dolën të barazojnë shifrat dhe largohen me humbje nga kjo sfidë. Kujtojmë se në këtë ndeshje, shumica e lojtarëve ishin nga Superiorja, ashtu si në ndeshjen ndaj Arabisë Saudite.