5.5 C
Tirana
27 / 03 / 2026

Mesazhi nga Kryebashkiaku i Firences: Mbështesni Erion Veliajn, njeriun e aftë që i ka ndryshuar pamjen Tiranës (VIDEO)

Dario Nardella, kryebashkiaku i Fierences, e një prej figurave më të rëndësishme të Partisë Demokratike Italiane të qendrës së majtë, ka shpërndarë sot në rrjetet sociale të tij, një videomesazh në mbështetje të Erion Veliajt.

Duke e cilësuar Veliajn një kryebashkiak shumë të zotin, Nardella thotë se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për këtë Kryetar Bashkie kaq të aftë, aktiv dhe dinamik, që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit.

“Erioni është një mik i imi shumë i mirë, por mbi të gjitha një Kryetar Bashkie shumë i zoti. E njoh tashmë prej shumë vitesh dhe falë bashkëpunimit dhe pasionit të tij, Firence dhe Tirana qëndrojnë sot më pranë njëra-tjetrës dhe bashkëpunojnë për shumë projekte të përbashkëta.

Mendoj se qytetarët e Tiranës duhet të jenë krenar për këtë Kryetar Bashkie kaq të aftë, aktiv dhe dinamik, që ka ndryshuar krejtësisht pamjen e qytetit. Për këtë arsye ju kërkoj të gjithëve të mbështesni Erion Veliajn në këto zgjedhje të rëndësishme për të ardhmen e Tiranës, për të ardhmen e shoqërisë dhe për të ardhmen e Shqipërisë! Rroftë Tirana”, thekson Nardella.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x