Ali Khamenei, lideri suprem i Iran, është raportuar i vdekur pas sulmeve ajrore të ndërmarra nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izrael mbi Teheran, sipas disa zyrtarëve izraelitë.
Sipas burimeve të cituara nga media ndërkombëtare, trupi i ajatollahut është nxjerrë nga rrënojat e lëna pas asaj që është përshkruar si një “operacion i madh luftarak”, i nisur nga presidenti amerikan Donald Trump me qëllim rrëzimin e regjimit iranian.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu deklaroi se ka “shenja në rritje” që Khamenei “nuk është më”, ndërsa zyrtarë izraelitë, duke folur jashtë regjistrimit, shkuan më tej duke pretenduar se lideri suprem iranian është vrarë në një sulm ajror izraelit mëngjesin e sotëm.
Deri në këto momente, nuk ka pasur një konfirmim të pavarur nga autoritetet iraniane mbi këto pretendime, ndërsa situata mbetet në zhvillim dhe priten deklarata zyrtare nga Teherani.
- Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson - 10/03/2026
- “Lufta në Iran do të përfundojë shumë shpejt”, qetëson Trump, Teherani: Fundin e vendosim ne - 10/03/2026
- Lufta në Iran, Trump: Rreziku ka kaluar, jemi drejt fundit! Përgjigjet Teherani: E vendosim ne kur mbaron konflikti. Çmimet e naftës pësojnë ulje - 10/03/2026