Një britanik i cili është mbajtur peng nga rusët ka treguar se është trajtuar më keq se në qen në 5 muaj që është mbajtur në izolim. Aiden Aslin është kthyer në Mbretërinë e Bashkuar, ku tregon se është goditur me thikë pasi u pyet “nëse donte një vdekje të shpejtë apo të bukur”.
Ai tha se e kishin therur për shkak të tatuazheve të tij. Në një intervistë për Thë Suan, Aslin ka treguar se të burgosurit duhet të këndonin himbin kombëtar rus çdo mëngjes dhe se kush nuk e bënte do të rrihej.
Dëshmia e tij vijon me të tjera detaje rrëqethëse, ku tregon se i është dashur që të ndante dhomën me 4 persona të tjerë dhe se duhet të flinin në një dyshek të infektuar me morra.
“Nuk mund të shkonim në tualet si duhet sepse nuk kishim një të tillë. Për tre javë kam mbijetuar me vetëm bukë e ujë. Duhet t’u luteshim që të paktën të na jepkin ujë rubineti. Në qeli kishte një dritave, por nuk kishte asgjë për t’u mbuluar e për të shpëtuar prej dimrit të ftohtë”, ka rrëfyer Aslin.
- Champions League/ Bayerni i jep shuplakë Bodos, United nuk kursehet me debutuesit, Como shkëlqen ndaj Leipzig (Video) - 10/09/2026
- Thaçi thyen heshtjen për Gjykatën Speciale: E shmangëm Rusinë, sot po paguaj çmimin në lëkurën time! - 10/09/2026
- Hidromasazh si në Santorini/ Dy e-mailet që lidhin Ballukun me supervilën në Palasë - 10/09/2026