Me mbi 30 vite përvojë si pedagoge në Universitetin e Tiranës dhe rol të rëndësishëm në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare për gazetarinë, barazinë gjinore dhe të drejtat e njeriut, Irisi Luarasi tashmë sjell eksperiencën e saj në vendimarrje, në politikë.
Vetëm para pak muajsh u miratua projektligji për barazinë gjinore, ku siç shpjegon pedagogia në programin “Rudina” në Tv Klan, i referohej më shumë zgjerimit të të drejtave të grave në fusha të ndryshme. Megjithatë, debati mori përmasa të tjera duke përshkallëzuar në gjuhë urrejtjeje, të cilën Iris Luarasi e ka provuar disa herë në lëkurë. Kjo është arsyeja pse e ka zgjedhur edhe si temë për ta shpalosur në një fjalim në foltoren e programit.
“Përpara dy muajsh ne miratuam ligjin për barazinë gjinore. Erdhi një portal, e mori fjalën time, e preu, ia hoqi kontekstin, ia ndryshoi komplet thelbin dhe brenda 2 ditësh, mijëra komente, dhjetëra shkrime, profile anonime ku nuk flitej më për ligjin, por flitej për mua si grua. U prek feminiliteti im, morali, u vunë nën shënjestër madje edhe fëmijët e mi. Deri te mesazhi më i tmerrshëm, një kërcënim se fëmijëve do t’u priteshin kokat. Aty patjetër që u fshi kufiri mes virtuales dhe reales. Unë mendoj që kjo nuk është vetëm histori imja, është një histori e çdo vajze që shfaqet sot në ekran, e çdo aktivisteje, e çdo gruaje në politikë që e di se çfarë do të thotë të paguash me reputacion, me dinjitet, madje edhe me sigurinë e familjes, vetëm sepse flet. Prandaj, sot në vend që të pyes pse kaq shumë gjuhë urrejtjeje, në fakt do të pyesja pse kaq shumë heshtje përballë kësaj gjuhe urrejtjeje? Unë kam zgjedhur të mos hesht, jo se nuk lëndohem, por se në fakt mendoj që vajza ime dhe vajzat e tjera nuk duhet të rriten duke menduar se kjo është një gjë normale. Nuk është normale!”, tha Luarasi.
- Dënimi në Greqi?/ Ja shkresa e Irena Gjokës drejtuar KLGJ-së: Nuk u informova për gjyqin në 2005. Vendimi, jo i formës së prerë! - 23/01/2026
- “Më kërcënuan me jetën e fëmijëve”, Iris Luarasi vjen me mesazhin e fortë - 23/01/2026
- “Trump minimizon rolin e trupave në Afganistan”, Starmer kritikon presidentin të SHBA: Ne jemi krenarë për… - 23/01/2026