6.5 C
Tirana
13 / 03 / 2026

Me dorë të hekurt! Kush është njeriu i fortë i Rusisë që do drejtojë luftën në Ukrainë

Kremlini ka ndryshuar drejtuesin e luftës në Ukrainë: gjenerali Sergej Surovikin është komandanti i ri i përgjithshëm i “operacionit special ushtarak”. Ai duhet t’i sjellë Rusisë suksese ushtarake – me dorë të hekurt.

Sergei Surovikinit i paraprin një reputacion. Në rrjetet sociale, gjenerali 56-vjeçar shpesh përmendet si “kasapi i Sirisë”, “kanibali” ose “Gjenerali i Harmagedonit”. Gjatë luftës në Siri në 2017 dhe përsëri në 2019, ai udhëhoqi forcat e armatosura ruse.

Që nga pushtimi rus i Ukrainës në shkurt, Surovikini ka komanduar grupin jugor të trupave. Emërimi i tij për të udhëhequr të gjithë ushtrinë pushtuese është pjesë e strategjisë së përshkallëzimit të presidentit rus Vladimir Putin, tha për Deutsche Welle Margarete Klein, eksperte e politikës ushtarake dhe të sigurisë ruse në Fondacionin Shkenca dhe Politika. Qëllimi është një efekt psikologjik në Ukrainë, për ta demoralizuar dhe penguar atë. Klein gjithashtu pret që ushtria ruse nën Surovikinin të sulmojë dukshëm më shumë objektiva civile se deri tani.

Artikujt më të kërkuar

0
Would love your thoughts, please comment.x
()
x