Një përplasje e ashpër ka ndodhur në Kuvendin e Shqipërisë në seancën e kësaj të enjteje.
Deputeti i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi iu drejtua ministres për Ekonominë dhe Inovacionin, Delina Ibrahimajt që të mos ndërhynte ndërkohë që fjalën e kishte Jorida Tabaku.
Përplasja agravoi, ndërsa drejtuesja e seancës, Klodiana Spahiu i tërhoqi vëmendjen deputetit demokrat.
Pjesë nga debati-
Bardhi: Mbyll gojën, se nuk të ndërpreu kush. Po flet kolegia. Dil e jep llogari aty për pasuritë. E korruptuar. Dil jep llogari për fondet që i ke dhënë burrit tënd. Dil jep llogari. E korruptuar!
Ibrahimaj: Mos guxo!
Spahiu: Po ju tërheq vëmendjen z.Bardhi. Ju lutem uluni. Ju tërheq vëmendjen.
Latest posts by Pena Albania (see all)
- Shqipëria bëhet pjesë e rrjetit global të Vodafone Foundation për reagimin e menjëhershëm në rastet e emergjencave civile! Aset për sigurinë kombëtare - 09/04/2026
- Pentagoni thërret ambasadorin e Vatikanit pas toneve kritike të Kishës Katolike ndaj politikës së Trump - 09/04/2026
- Importi “pa frena” i automjeteve, një makinë për çdo dy shqiptarë, rrugët drejt “mbipopullimit” - 09/04/2026