“Dhuna po vjen tek juve. Mbrohuni ose do të vdisni”: Kjo deklaratë e bërë nga Elon Musk gjatë një tubimi masiv të populistëve të djathtë në fundjavë me mbi 110.000 pjesëmarrës në qendër të Londrës me të cilët miliarderi u lidh përmes video-konferencës, ka ngjallur reagimin e ashpër të qeverisë britanike.
Musk u shpreh se opinioni britanik ka “frikë të ushtrojë lirinë e mendimit”, e madje e përshkroi median publike BBC si “bashkëfajtore në shkatërrimin e Britanisë së Madhe”. Manjati iu referua edhe temave të emigracionit dhe Brexitit. Duke iu drejtuar demonstruesve të së djathtës ai tha se: “dhuna vjen tek ju, nëse e zgjidhni dhunën ose jo”.
Musk shkoi deri aty sat ë kërkonte shpërbërjen e parlamentit në Londër dhe zëvendësimin e qeverisë laburiste të Stramerit. Ky i fundit zgjodhi të mos heshte.
Starmer i cilësoi deklaratat e Elon Musk-ut si të rrezikshme, por megjithatë ai refuzoi sanksionet ndaj miliarderit. “Britania e Madhe është një komb, që krenohet për tolerancën, diversitetin dhe respektin.” Protesta paqësore është “një bërthamë e vlerave të vendit tonë”, shkroi ai në platformën X. Edhe një zëdhënës i Starmerit shtoi më tej se “populli britanik nuk dëshiron këtë “gjuhë të rrezikshme dhe nxitëse”.
Mbretëria e Bashkuar është “një vend i drejtë, tolerant dhe me dinjitet”, tha zëdhënësi. Me të tilla deklarata “provokohet dhunë dhe intimidim në rrugët tona”. Emigracioni i paligjshëm është një nga temat më të nxehta sot në britaninë e madje.
Që nga fillimi i vitit përmes përmes Kanalit të Lamanshit në vend kanë hyrë mbi 30.000 klandestinë, ndërsa strehimi i azilkërkuesve nëpër hotele shkaktoi protesta gjatë verës.
- Dosja AKSHI/ SPAK sekuestron 52 prona dhe llogari bankare me vlerë 40 mln euro të Agasit, Beqirit dhe Mirlinda Karçanajt - 21/04/2026
- Kërkon të mos mbahet në kafaz xhami gjatë seancës gjyqësore, Ilir Meta paraqet kërkesën: Dua të jem në sallë krah avokatit - 21/04/2026
- Pas Marta Kos, Presidentja e PE-së vlerëson Shqipërinë në rrugën drejt integrimit, Metsola: Është në krye të procesit - 21/04/2026